Një vajzë e vogël kërkon nga më të rriturit, të mos ja mbyllin shkollën e fshatit

“Të mos mbyllet shkolla, duam të bëjmë mësim këtu”, tha vogëlushja.

Banorët e fshatit Strikçan ne Bulqizë nuk pranojnë që fëmijët e tyre të klasave fillore të shkojnë në një fshat tjetër.

Ata i kërkojnë drejtorisë arsimore të dërgojë mësues në fshat, në të kundërt lajmërojë se do t’i mbajnë vogëlushët në shtëpi duke i lënë pa shkollë.

“Do t’i mbajmë në shtëpi le të rinë pa shkollë”.

Banorët e fshatit tregojnë dhe arsyet se përse nuk pranojnë ti dërgojnë fëmijët në shkollën e fshatit tjetër.

“Rruga është e keqe ka pasur aksidente, është ftohtë në dimër nuk mund të presin furgonin”.

Largimi i banorëve nga fshati Strikçan detyroi autoritete të mbyllin shkollë 9-vjeçare një vit më parë, ndërsa ketë vit u mbyll dhe shkolla fillore.

Top Channel kontaktoi me zyrën arsimore në Bulqizë, ndërsa zyrtarët thanë se do diskutojnë më banorët për të gjetur një zgjidhej të problemit.

Top Channel