Kthesë e papritur në hetimin e mashtrueses financiare që preu këmbën e saj para zhdukjes (fotot)

13/09/2022 16:03

Detaje të reja drithëruese janë publikuar në lidhje me një mashtruese financiare që ka vjedhur miliona dollarë nga klientët, e cila preu këmbën e saj para se të zhdukej.

49 vjeçarja Melissa Caddick u zhduk në 12 nëntor 2020, një ditë pasi policia financiare në Australi bastisi shtëpinë e saj në zonën luksoze të Dover Heights, në Sydney.

Tre muaj më vonë këmba e saj u gjet duke u kalbur në një plazh rreth 300 km në lindje të kryeqytetit.

Policia supozoi se zbulimi do të thoshte se e kërkuara mund të kishte vdekur, edhe pse teori nga më të pabesueshmet nisën të qarkullonin mbi çështjen.

Një prej atyre ishte ajo më e besueshme se zonja Caddick kishte prerë këmbën e saj me qëllim të bënte autoritete të besonin se kishte vdekur, për të ndaluar kërkimet e tyre.

Gruaja besohet se ka zhvatur rreth 8 milionë dollarë fonde të investuara nga rreth 60 klientë, duke përfshirë dhe miq e familjarë të saj, me të cilat kishte financuar stilin ekstravagant të jetesës.

Biznesmenja kishte operuar një skemë të sofistikuar piramidale, në të cilët edhe prindërit e saj pretendonin se i kishte mashtruar në blerjen e një shtëpie.

Hetimet për çështjen misterioze çuan në bashkëshortin e saj që dyshohet si bashkëpunëtor në zhdukjen e gruas, shkruan rrjeti vendas news.com.au

Mjekja ligjore Louise Coleman tha në hetime se i biri i zonjës Caddick, ishte personi i fundit që e kishte parë të gjallë.

Coleman tha: “Ai (bashkëshorti i të dyshuarës) ka gënjyer disa herë dhe ka ndërruar kursin e versionit të tij të ngjarjeve”.

Zoti Koletti i kishte thënë oficerëve se zonja Caddick kishte qenë mirë një natë para zhdukjes dhe se nuk vuante nga episode të sëmundjeve mendore.

Ai shtonte se nëse ajo do të fshihej, do të shkonte në një shtëpi në Meriton por aty nuk kishte asnjë gjurmë të gruas.

Koletti deri tani nuk ka marrë asnjë akuzë për zhdukjen e gruas.

Por zonja Coleman thekson shumë “papërputhshmëri” në historinë e tij të cilat “nuk janë identifikuar apo ndjekur” nga policia australiane e New South Wales.

Ndërkohë autoritetet po sekuestrojnë asetet e 49-vjeçares, duke përfshirë shtëpinë disa milionë dollarëshe, dy automjete luksi dhe sende e veshje të kushtueshme.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/5
49 vjeçarja Melissa Caddick u zhduk në 12 nëntor 2020, një ditë pasi policia financiare në Australi bastisi shtëpinë e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA