Armenia e Azerbaixhani raportojnë 99 trupa ushtarake të vrarë në përplasjet e fundit kufitare (fotot)

13/09/2022 21:51
Kryeministri armen Nikol Pashinyan refuzonte pretendimet e Azerbaixhanit se ka pasur provokime

Përplasjet e armatosura në rajonet kufitare mes Armenisë e Azerbaixhanit raportohej mbrëmjen e të martës, se i kanë kushtuar jetën rreth 100 trupave ushtarake nga të dyja palët.

Armenia ka thënë se ka humbur 49 ushtarë të saj ndërsa Azerbaixhani ka thënë se ka 50 të vrarë.

Luftimet raportohet se kishin filluar mesnatën e të hënës kur Azerbaixhani nisi një sulm me dronë e artileri në territorin armen, sipas medias amerikane fresnobee.com.

Ministria armene e mbrojtjes tha se luftimet vazhdojnë, megjithë një tentativë të Rusisë për të ndërmjetësuar një armëpushim të shpejtë.

Ata shtonin se goditjet e Azerbaixhanit kishin dëmtuar infrastrukturë civile dhe kishin plagosur një numër civilësh.

Ndërsa ministria e jashtme e Azerbaixhanit tha se po “reagonte ndaj një provokimi të Armenisë”.

Zhvillimi i përgjakshëm vjen pas konfliktit të rëndë gjashtë javor mes dy vendeve në 2020, pas të cilit Azerbajxhani përfitoi pjesë të konsiderueshme territoresh ne rajonin e kontestuar te Nagorno-Karabak, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia.

Moska raportohet se ka dislokuar rreth 2000 trupa paqeruajtëse në rajon dhe është përpjekur të ruajë marrëdhënie paqësore me dy vendeve ish-sovjetike.

Armenia i bënte thirrje sot sërish Rusisë dhe më pas Francës e SHBA për të ndërhyrë në mbylljen e sulmeve.

Sekretari amerikan i shtetit Blinken raportohet se ka folur me presidentin e Azerbaixhanit, Ilham Aliyev. Kryeministri armen Nikol Pashinyan refuzonte pretendimet e Azerbaixhanit se ka pasur provokime nga Armenia, ndërsa shprehte ngushëllimeve familjeve të ushtarakëve të vrarë më 13 shtator.

FOTO GALERI
3/3
Zhvillimi i përgjakshëm vjen pas konfliktit të rëndë gjashtë javor mes dy vendeve në 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA