Agronomi Spahi Jahja në 2009 vendosi të lërë tregtinë e bimëve medicinale për të nisur me bujqësinë.
Si një pofesionist i bujqësisë, para investimit Spahiu analizoi tokën për të mësuar se cila kulturë bujqësore mund të kishte rendiment të lartë në Tale të Lezhës.
Në vreshtin gjigant, Spahiu ka mbjellë tetë lloje rrushi dhe mund të prodhojë dy mijë kuintal rrush ose ndryshe 130 mijë litra verë.
Nëse ai do të kishte një kantinë moderne gjithçka do të ishte më e thjeshtë për shfrytëzimi e produktit.
“Kërkoj të kem një suport që të ndërtoj një kantinë në vreshtarinë time që të gjithë kapacitetin prodhues që unë kam dua ta përpunoj në kantinën time dhe ta bëj një cikël të mbyllur”, tha Jahja.
Mungesa e infrastrukturën në kantinë e bën që të prodhojë më pak verë dhe të shesë më shumë rrush.
“Finale në nuk kemi ku ta çojmë prodhimin. Unë në 2012 kam ndërtuar një kantinë të vogël dhe prodhoj 30-35 mijë litra verë. Pjesën tjetër e çoj me vështirësi në kantina të tjera”, u shpreh ai.
Konkurrenca jo e ndershme e kanë detyruar Spahiun të ketë probleme në shitjen e produkteve të tij, ndërsa thekson se gjithmonë i ka paguar të gjitha detyrimet në shtet por sërish nuk ka rritur të shesë produktet.
Top Channel