Viti i ri shkollor, Presidenti Begaj: T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët në qytetarë të së nesërmes evropiane

12/09/2022 08:17

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Mesazhi i Presidentit Begaj është për të shndërruar bankat e shkollës në instrumentin që i formëson fëmijët në qytetarët e së nesërmes europiane.

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”- shkroi Begaj në Twitter.

 

Top Channel