Foto Ilustruese

Në Elbasan viti i ri shkollor ka nisur me një shkollë të mbyllur.

Në fshatin Seltë dyert e një shkolle janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve.

Këtë vit në këtë fshat të largët nuk kishte asnjë nxënës, çka solli edhe mbylljen e instuticionit.

Në klasën e parë për vitin e ri shkollor 2022-2023 në Elbasan janë regjistruar 1110 fëmijë; 243 më pak se një vit me parë. Viti shkollor paraardhes 2021- 2022 regjistroi 1353 fëmijë në klasën e parë.

Ne klasën e dhjetë janë regjistruar këtë vit 980 nxënës; 357 nxënës më pak se një vit më parë. Viti shkollor 2021-2022 nisi me 1337 gjimnazistë në klasën e dhjetë.

Të gjitha gjimnazet këtë vit, përfshirë edhe shkollat profesionale kanë regjistruar më pak nxënës.

Rënia e numrit të nxënësve vjen si pasojë e emigrimit dhe uljes së lindjeve gjithashtu.

Një vit më parë në ZVA Elbasan, rënia e numrit të nxënësve u shoqërua me mbylljen e 4 shkollave të fshatrave të cilat nuk regjistruan asnjë femijë.

Në shumë shkolla në fshatra numri i fëmijevë është  shumë i vogël ç’ka ka sjellë klasa të bashkuara dhe krijimin e shkollave vartëse.

Situata paraqitet e ngjashme në të gjithë qarkun sidomos në ato bashki që kanë zona të thella malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA