Video/ Infermierja e ‘zotëruar nga shpirtrat’ lë 6 të vdekur në aksidentin horror me 200 km/orë shpejtësi në Los Angeles (fotot)

12/09/2022 16:55

Një infermiere e përcaktuar si me ‘paqëndrueshëmri mendore’ po ecte me shpejtësi prej të paktën 200km/orë para se të vriste gjashtë njerëz në një përplasje tmerri muajin e kaluar në Los Angeles.

37 vjeçarja Nicole Linton, kishte kaluar fillimisht me dritë të kuqe semafori në dy kryqëzime me makinën e saj dhe më pas kishte shkelur gazin duke shtuar ndjeshëm shpejtësinë disa sekonda para përplasjes horror me te gjithe shpejtesine në kryqëzimin e mbushur me automjete.

Dokumentet e gjykatës zbulojnë: “Analizat tregojnë se në momentin e përplasjes gruaja drejtonte mjetin me rreth 200 km në orë dhe kishte hyrë në kryqëzimin me njerëz dhe automjete thuajse pa frenuar”.

Ende nuk duhen shkaqet e sakta të ngjarjes së frikshme që nuk është parë kurrë në qytet por gjykata refuzonte pretendimet se gruaja kishte humbur ndjenjat gjatë drejtimit të makinës.

Prokuroret thonin se “performanca e vrasëses në timon ishte e denjë për një makinë garash prandaj refuzonin hipotezën se ajo kishte humbur aftësitë apo ndjenjat”.

Pas arrestimit Linton u akuzua për gjashtë vrasje, pesë vrasje nga pakujdesia dhe neglizhencë madhore në drejtimin e automjetit.

Infermierja 37-vjeçare që udhëtonte nga Houston, Texas përballet me deri në 90 vjet burg nëse shpallet fajtore për të gjitha akuzat.

Një prej akuzave të vrasjes është dhe për fëmijën e palindur të Asherey Ryan, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë kur u vra në aksident.

Përplasja vrau gjithashtu djalin 11 muajsh të Ryan, Alonzo Quintero dhe të dashurin e saj, Reynold Lester.

Familja Ryan ishte duke shkuar në takimin me një doktor lindjeje paa se të shuhej në aksident.

Dy viktima të tjera femra u identifikuan si 38 vejçarja Lynette Noble, dhe 42 vjeçarja Nathesia Lewis, makina e të cilave shpërtheu në flakë.

Avokatja Brittany Vannoy tha se e dyshuara vuante nga probleme të rënda mendore.

“Në një numër incidentesh të mëparshme e akuzuara ka kryer sjellja paqëndrueshmërie si ngjitje mbi makinat e policisë apo hedhje nga dritaret e apartamenteve”, shkruante Vannoy në dokumente.

Aty shtohej se në sjelljen e saj përfshiheshin raste të sulmeve të panikut, vetëlëndime, si dhe besimi se shpirti i saj zotërohej nga një i afërm i vdekur, saktësisht gjyshja e saj.

“Ajo nuk ka kujtesë për eventet që çuan në përplasjen”, tha doktor William Winter për mbrojtjen e infermieres nga Texas, pas një ekzaminimi. “Kujtesa e saj kishte rinisur në momentin kur ishte e shtrirë në trotuar dhe makina e saj ishte në flakë.

Muajin e kaluar doktorët tregonin se sjellja e pakontrolluar mendore e Linton ishte përkeqësuar në ditët e fundit para përplasjes.

Dokumentet tregojnë se infermierja i kishte thënë vazhdimisht motrës së saj se “koleget e punës silleshin çuditshëm me të”.

Ajo i kishte thënë të motrës se po nisej ta takonte në Houston që të takonte dhe mbesën.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/10
Me rreth 200 km në orë ajo kishte hyrë në kryqëzimin me njerëz dhe automjete thuajse pa frenuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA