Foto ilustruese

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Mësohet se në pranga ka rënë H.XH., 58 vjeç, banues në fshatin Greshticë.

Policia thotë se ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, duke e goditur atë me sende të forta.

Gjendja e të plagosurit nuk dihet ende, e as motivet e konfliktit mes dy vëllezërve.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA