Spanja i kërkon ish-mbretit, kushëri i Elizabetës II, të mos marrë pjesë në funeral prej konfliktit ligjor (fotot)

12/09/2022 19:19

Qeveria spanjolle raportohet se i ka kërkuar kushëririt të mbretëreshës së ndjerë britanike, ish-mbretit të saj Juan Carlos I, të mos marrë pjesë në funeralin shtetëror të mbretëreshës “për të mos kërcënuar përçarjen mes qeverisë e monarkisë”.

Sapo pallati mbretëror britanik Buckingham dërgoi festën për Juan Carlos I, përfaqësues të qeverisë spanjolle ndërhynë për të bërë të qartë se mbreti mbreti aktual Felipe VI, i biri i Juan Carlos preferohej që të përfaqësonte Spanjën jashtë vendit.

Zyrtarët spanjollë raportohet se kanë kontaktuar privatisht 84-vjeçarin Juan Carlos I disa ditë më parë për t’i kërkuar të mos jetë prezent në funeral, shkruan e përditshmja vendase El Debate.

Gjithsesi supozohet se ish-mbreti mund të vendosë vetë të marrë pjesë edhe pa miratimin e qeverisë spanjolle, shkruajnë mediat britanike.

Si kushëri i mbretëreshës Elizabeth II, the ai ka marrë ftesën për në funeral, por fotot e Juan Carlos I në event sipas qeverisë dëmtojnë pozitën e mbretit Felipe VI, nipi i Elizabeth II.

Ish-mbreti Carlos, i cili jeton në Abu Dhabi, u tërhoq nga froni pas 40 vitesh prej një skandali me familjarët e tij si dhe disa aferave seksuale.

Funerali i Elizabeth II do të mbahet më 19 shtator në katedralen Westminster në Londër dhe mediat spanjolle kanë nisur spekulimin nëse Juan Carlos, i njohur gjithashtu si ‘mbret Emeritus’ (Rey Emérito), do të marrë pjesë apo jo.

Juan Carlos I, i cili është tërhequr nga froni spanjoll më 2014, po pret një gjyq në Britani për ngacmim ndaj ish-të dashurës së tij.

Ai akuzohet se ka dërguar njerëz në Angli për të kërcënuar ish-të dashurën, biznesmenen gjermane Corinna zu Sayn-Wittgenstein, 58 vjeçe, e cila thotë se është përndjekur në shtëpinë e saj në Knightsbridge, Londër.

Ish-mbreti ka kërkuar gjithashtu kthimin e dhuratave pas përfundimit të hidhur të marrëdhënies së tyre.

Ai është hetuar gjithashtu në Zvicër e Spanjë për pastrim parash dhe evazion fiskal për një pagesë $100 milionë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Juan Carlos po hetohet gjithashtu në Spanjë për €600,000 të paguara ndaj një miku të tij meksikan.

FOTO GALERI
1/6
Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos I eshte kushëriri i mbretëreshës së ndjerë britanike

Top Channel