![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-18T202232.217-800x450.jpg)
Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II ishte tema e pjesës së fundit në emisionin Top Story.
Dy gazetarët e Top Channel, Arben Manaj dhe Muhamed Veliu ishin pjesë e panelit, të dy me pasaportën britanike me firmën e vetë mbretëreshës historike të britanikëve.
Mes diskutimeve, nuk kishte si të mos ishte pjesë edhe lidhja e fortë mes shtetit-ishull dhe shqiptarëve.
Gazetari Arben Manaj tha se Britania dhe vetë mbretëresha ka bërë shumë për shqiptarët, ndërsa kujtoi kohën kur bashkë me drejtuesin e emisionit, Top Story, Sokol Balla jetuan në Londër.
“I ka dhënë të vetmes shoqatës më të madhe shqiptare çmimin e saj, ka fituar çmim në Samitin e Diasporës. Ne kemi jetuar bashkë në Londër dhe ju e dini se sa ka bërë Britania për shqiptarët. Kemi respekt për atë vend”, tha Manaj.
Top Channel