Protestuesit anti-monarki largohen nga policia gjatë fjalimit të Charles III në funeral (fotot)

12/09/2022 17:38

Disa protestues anti-monarki që mbanin pankarta me slogane si “Nuk je mbreti im” u larguan nga grumbullimet prej oficerëve të policisë, teksa mbreti britanik Charles III fliste në parlamentin në Londër.

Në foto shihet protestuesja e sotme pranë parlamentit në Edinburg, teksa më herët ishte raportuar për tjetër vajzë të re 22-vjeçare që mbante posterin akoma më vulgar me shkrimin “F*** Imperialism, Abolish Monarchy” (Poshtë imperializmi, Të anullohet monarkia)

Mbreti Charles III, i shoqëruar nga bashkëshortja, erdhi në dy dhomat e parlamentit për të pritur ngushëllime nga zyrtarët. Ata mbajtën fjalime dhe Mbreti iu përgjigj më pas atyre në fjalën e tij.

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II dhe ardhjes në fron të birit Charles III, ka pasur protesta të izoluara në disa vendndodhje në Britani.

Pas shpalljes së mbretit të ri në Edinburgh të Skocisë, 26-vjeçari vendas Connor Beaton, me një bluzë ku shkruhej “një tjetër Skoci është e mundur”, bënte zhurma disaprovimi me gojë.

Një tjetër protestues mbante një pankartë ku shkruhej: “Vendosni Republikën tani”, dhe “Duam republikë për të ardhme demokratike”.

33 vjecari pronar biznesi John Hall, teksa ndiqte kortezhin për mbretin e ri, tha për të përditshmen “The Mirror”: “Nuk mund ta besoj që vijon të zhvillohet në Skoci dhe në shekullin e 21-të”.

Ndërsa 60 vjeçari Robert Miller, si mbështetës i monarkisë, i doli përpara protestuesve duke u thënë: “Është koha e gabuar, vendi i gabuar.”

FOTO GALERI
2/5
Një tjetër protestues mbante një pankartë ku shkruhej: "Vendosni Republikën tani", dhe "Duam republikë për të ardhme demokratike".

Top Channel