PD: Rama po favorizon miqtë, “Kompania Gjikuria ka përfituar 9200 metra tokë në bregdet me vlerën e një kafeje”

12/09/2022 15:44

Demokratët akuzuan kryeministri Edi Rama për favorizim te miqve teë tij në bregdetin e jugut.

Deputeti Arbi Agalliu publikoi vendimin e qeverise përmes së cilit kompania Gjikuria ka përfituar  9200 m2 truall, për të ndërtuar hotel dhe 150 vila në bregdetin e Himarës.

“Po kush është oligarku i Edi Ramës që ka përfituar 9200 m2 pasuri të shqiptarëve duke i paguar Buxhetit vetëm vlerën e një kafeje në Himarë? Është i njëjti oligark që një vit më parë, më datë 4 Shkurt 2021 ka përfituar statusin investitor strategjik për një tjetër projekt, të quajtur “Coast to Coast”, që gjithashtu parashikon ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 3 hotele, qindra vila rezidenciale, rinovimi i 40 (dyzet) shtëpive tradicionale dhe 1 (një) fermë me prodhimet bujqësore, në një sipërfaqe totale prej 21 ha“, tha Agalliu.

Arbi Agalliu pretendon se e njëjta kompani në 9 vite të qeverisë Rama ka përfituar miliona nga tendera pa garë.

“Është i njëjti oligark që Qeveria i ka dhënë me koncesion ndërtimin e rrugës “Orikum–Llogara”, me vlerë rreth 50 milion euro, me vlerë 3 fishi i çmimit në vendet e tjera të rajonit dhe Europës. 36 projekte të investimeve strategjike, me vlerë 4.6 miliard euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 2-4, shtuar ministren Olta Xhaçka”, u shpreh Agalliu.

Deputeti i PD-së i qarkut Vlorë, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për bllokim të Komisionit Hetimor për investimet strategjike dhe i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë hetimit parlamentar për këtë çështje.

 

Top Channel