Kukësi prezanton trajnerin e ri, Dobi: Nuk vij për mbijetesën, e shoh si trampolinë!

12/09/2022 09:57

Pas largimit të Skënder Gegës, Kukësi prezantoi “timonierin” e ri të verilindorëve, Enkeleid Dobi.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.

Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çështë e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para. Per sa pranova e kam nje rivalitet dhe me veten time”, u shpreh Dobi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA