Tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në Tiranë, ku kanë përfunduar në pranga katër persona.

Mësohet se një rast është kapur në një biznes në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy vëllezër të identifikuar si Denio Hyka 28 vjeç dhe  Elvin Hyka 22 vjeç, mbanin kanabis të ndarë në doza në një sallë lojërash elektronike.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza.

Dy vëllezërit, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.

Një tjetër rast është kapur në zonën Komuna e Parisit, ku Mario Zyli, 24 vjeç u kap me kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Në pranga ra edhe Julian Cera, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të personave të arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA