Pamjet e rënda që studentja xhiroi më 11 Shtator, rishfaqen në përvjetorin e sulmeve në SHBA (foto-video)

10/09/2022 17:22

Disa pamje video të xhiruara kur avioni dytë godet Qendrën Tregtare Botërore në New York 21 vjet më parë, kanë ridalë në sipërfaqe së fundmi ne pervjetorin e masakrës së 11 Shtatorit.

Ato u regjistruan nga Caroline Dries, asokohe studente e New York University në dhomën e fjetores së saj në katin e 32-të.

Pak para orës 9 të mëngjesit, Caroline dhe shoqja e saj e dhomës u tronditën nga zhurma e një shpërthimi, që raportohej se u shkaktua nga avioni i përplasur në kullën gjigante.

Ajo e kuptoi se po ndodhte diçka e rëndësishme prandaj nisi ta dokumentonte duke regjistruar.

Kur avioni i dytë goditi ndërtesën, vajzat dyshuan se mund të ishin terroristë prandaj vrisnin mendjen çfarë duhet të bënin dhe nisën të zbrisnin për t’u larguar nga ndërtesa.

Pas diplomimit, Caroline vijoi duke punuar në produksione televizive si serialet “Smallville” e “The Vampire Diaries.”

Por atë ditë 21 vjet më parë, pas përplasjes së avionëve në kullat binjake, ato u shembën tragjikisht 42 minuta larg njëra-tjetrës.

Si rezultat i ngjarjes 2,977 njerëz u vranë, rreth 25,000 u plagosën ndërsa punonjësit e shpëtimit që shpëtuan gjallë përballen me një seri çështjesh shëndetësore me pasoja afatgjata.

11 Shtatori konsiderohet si akti terrorist i vetëm më vrasës në histori, por në SHBA ngjarja konsiderohet si shfarorësja më e madhe e efektivëve të zjarrfikësave dhe policisë, me respektivisht 343 e 72 vdekje.

Disa javë pas masakrës, besohet se rreth 6,000 njerëz të tjerë kanë vdekur prej pasojave e plageve.

Vetëm rreth 1600 viktima të shembjes së kullave të Organizatës Botërore Tregtare u identifikuan zyrtarisht, pasi rreth “10,000 mostra të paidentifikuara kockash e indesh nuk përputheshin me listën e të vdekurve”, thonë mjekët ligjorë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuar reagoi ndaj sulmeve duke nisur disa luftëra, disa prej të cilave vazhdojnë edhe sot. Për sulmet u fajësuam terroristë nga Lindja e Mesme.

FOTO GALERI
2/4
Pak para orës 9 të mëngjesit, Caroline dhe shoqja e saj e dhomës u tronditën nga zhurma e një shpërthimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA