Mashtruesja e sigurimeve del nga burgu pasi sharroi dorën e vet për ‘jetën e luksit’ (fotot)

10/09/2022 21:41

Një e re që ka qenë në faqet e para të gazetave në botë pasi gjymtoi veten e saj në një mashtrim makabër sigurimesh, ka dalë tashmë nga burgu dhe duket se po jeton jetën e dëshiruar të luksit, duke gjykuar nga fotot e saj në Instagram.

Për të përfituar paratë e sigurimeve ajo e nxitur nga të tjerë, raportohet se ka sharruar dorën e saj të majtë, por është liruar tashmë nga burgu pasi kreu dënimin prej 19-muajsh.

Sllovenja Julija Adlešič u burgos më 12 shtator të vitit të shkuar por është liruar pasi kishte kryer shumicën e dënimit duke pritur gjyqin.

Fillimisht Julija insistonte se kishte prerë dorën në një aksident të tmerrshëm, duke “krasitur pemët” në shtëpinë e saj në kryeqytetin sloven Ljubljana.

Por në nëntor ajo bashkë me partnerin Sebastien Abramov dhe prindërit e ketij te fundit, pas presiuonit të hetuesve pranuan fajin, për aktin e kushtueshëm të mashtrimit.

Abramov konsiderohej si organizatori i skemës dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Ai kishte përfituar sigurime paaftësie për Julija nga pesë kompani të ndryshme. E gjymtuara pritej të shpërblehej nga sigurimet rreth 2 milionë dollarë, prej aksidentit që nuk do e lejonte të punonte.

Julija ishte në fakt thellë në borxhe dhe në procedura falimentimi financiar në kohën e hiles së saj, u tha në gjykatë.

Ajo kishte përdorur një sharrë me zinxhirë për të prerë dorën e saj të majtë, madje kishte flakur pjesën e mbetur trupore për t’u siguruar që doktorët të mos ishin të aftë ta riqepnin në krah me operacion.

Por policia kishte nxituar për në skenën e “aksidentit” dhe rekuperuan dorën e prerë të Julija.

Doktorët kishin kryer ndërhyrjet për rivendosjen e dorës së prerë por në imazhet e fundit të llogarisë së Julija në Instagram shihet që 22-vjeçarja gjithonë e fsheh atë, që do të thotë se rivendosja nuk ka shkuar e gjitha siç pritej.

Gjykatësja Marjeta Dvornik fillimisht dënoi Julija me tre vjet burg por dënimi u përgjysmua në seancën e dytë.

Para arritjes së marrëveshjes me prokurorët Julija shprehte pafajësinë e saj në gjyq duke thënë: “Askush nuk do të gjymtohet.”

“Rinia ime është shkatërruar. Humba dorën time në moshën 20 vjeçare, vetëm unë e di si mundi të ndodhte”.

Prindërit e Abramov, Tinka Huskić Colarič e Gorazd Colarič ishin çuditërisht të përfshirë në mashtrim.

Nëna 59 vje çare e Abramov u dënua me 18-muaj burgim të pezulluar, ndërsa babai i tij, 66 vjeçari Gorazd, iu dha dënim i pezulluar një vit.

FOTO GALERI
1/5
Julija Adlešič u burgos më 12 shtator të vitit të shkuar por është liruar pasi kishte kryer shumicën e dënimit duke pritur gjyqin.

Top Channel