Sigurimet shoqërore, mbahet takimi i parë i komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi

09/09/2022 11:07

Komisioni i ekspertëve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë kanë zhvilluar mbledhjen e parë të tyre për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes postimit në rrjetet e saj sociale, shprehet se fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializonte parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve.

Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, hapin siparin e një serie takimesh me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën  e sigurimeve.

Diskutimet teknike midis delegacioneve, shkëmbimet e njohurive dhe analizimi i problematikave do të vijojnë në mbledhjen e radhës në Tiranë.

Top Channel