Rama vlerëson Tiranën për ndërtimet pa leje: Ka problematikën më të vogël! Do rrisim kontrollet

09/09/2022 19:29

Kryeministri Edi Rama komentoi operacionin e konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit që ka nisur së pari në kryeqytet.

Nga Zall Herri ku inauguroi lagjen e re bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se Tirana ka problematikën më të vogël në lidhje me ndëtimet pa leje në Shqipëri. Rama tha se qëllimi I nisjes së këtij operacioni në kryeqytet lidhet se është më e lehtë zgjidhja dhe se synohet që të shkojë në zero.

“Ne do vendosim kontrolle çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Duket paradoksale, por  Tirana ka problematikën më të vogël. Ka zona të tjera të vendit që kanë problematika më të mëdha në raport me sipërfaqen që kanë. Në duam ta çodjmë në zeri rritjen e volumeve për qëllime fitimi, por e kemi më të lehtë sepses sasia në raport me gjithë pjesën e ndërtuar ligjërisht është e vogël ndërkohë që kur e nisëm ishte marramendëse. Por ka zona të tjera sidomos në bregdet ku ka goxha punë për të bërë. Është vetëm fillimi i një procesi”, theksoi Rama.

Top Channel