Një vit më parë Lulzim Basha vendosi të vrasë “atin e tij politik” me bekimin e amerikaneve të cilët e kishin shpallur non-grata Sali Berishën.

Një viti pas vendimit që tronditi themelet e Partisë Demokratike realiti në selinë blu nuk është i njëjtë.

Lulzim Basha nuk shkel me në selinë që drejtohet nga lideri historik dhe bashkë me të as deputetet të cilët vijojnë të ndjekin linjën amerikane në Partinë Demokratike. Por, këta të fundit për herë të parë Sali Berisha i konsideroi si problem.

“6 marsi tregoi ku është shumica, natyrisht. Kjo është e vërtetë që PD nuk përjashton, skemi nën përjashtimi, a përbëjnë një problem tendermenët, përbëjnë një problem sepse nëse hyn në pazare me qeverinë ajo të tregon restin”, tha Berisha.

Deputetët që nuk ndjekin linjën e Berishën treguan rrugën në të cilën do ecin edhe këtë vit.

“Sdua të gënjej dhe të themi se PD është në pozitën më të mirë. Por, kjo se pengon asnjë deputet të opozitës për të bërë opozitë dhe për të denoncuar korrupsionin”, tha Tabaku.

Por, problem i Sali Berishës nuk janë vetëm deputetet që nuk e mbështesin. Ai injoron Lulzim Bashën kur e pyesin për vendimin e tij që e dëboi nga partia të cilën ai vetë themeloi, ndërsa nuk e fsheh nervozimin për një vendim të mundshëm gjykate që mund të përmbysë gjithë betejën e tij për marrjen e logos dhe selisë së partisë.

“Sa i takon logos shqiptarët ja kanë dhënë forcë më të madhe opozitare, përpjekjet e Ramës do marrin përgjigjen e merituar”, u shpreh.

I padëshiruar nga amerikanët, e më pas nga britanikët, socialistët e paralajmëruan një ditë më parë se derën pritet t’ia mbyllin edhe Europianët.

“Është në turpin e këtij Kuvendi që një non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vijon të livadhisë i qetë”, u shpreh Taulant Balla.

“Nuk kam informacion për një gjë të tillë. BE ka një rezolutë të Parlamentit Europian ku deklarohet se asnjë vendim i tille smund të merret pa proces gjyqësor, por teë keni të qartë se asgjë në botë nuk mundet të ndalojë këtë projekt. Sado miliona të shpenzojë Edi Rama për lobim”, tha Berisha.

Top Channel