Gruaja sulmon policët pasi hedh rakunin e ngodhur, qëllon me vezë klinikën e abortit në SHBA (fotot)

09/09/2022 17:04

Gruaja e identifikuar më vonë si Melissa Strelec, u arrestua nga policia e Ohio pas incidentit, në të cilit stafi i klinikës duhet të mbroheshin me çadra prej goditjeve me vezë.

Incidenti i pazakontë ndodhi në klinikën e gruas në Cuyahoga Ohio ku dhe u ndalua e dyshuara Strelec, shkruan rrjeti vendas Akron Beacon .

Pamje të incidentit qesharak u publikuan në rrjet, në të cilat zonja Strelec shihet që duket se largohet nga klinika në makinën e saj.

Por disa minuta më vonë ajo kthehet për të lënë një qese misterioze në derën e klinikës.

Stafi i tmerruar mendonin se aty mund të kishte materiale të rrezikshme si eksplozivë, por kur e hapën gjetën vetëm një rakun të ngordhur.

“Ne nuk e dinim nëse kishte lënë aty eksplozivë apo diçka tjetër”, tha një nga punonjëset që donte të mbetej anonime.

Asistentja mjekësore Krista Mills shtonte: “Kishte miza rreth qeses dhe vinte një erë të tmerrshme. Incidenti ishte i frikshëm dhe shumë ezaurues”.

Por kur zonja Strelec nisi të largohej për herë të dytë nga vendngjarja ajo u ndalua nga makina e policisë, të cilën e kishte përplasur qëllimisht.

Punonjësit dhe vullnetarët e klinikës së aborteve thanë se sulmet ndaj tyre ishin shtuar që prej vendimit të gjykatës së lartë te SHBA në qershor kundër abortit.

“Ka pak më shumë zemërim tani pasi njerëzit besonin se do të mbylleshim, por nuk është kështu”, tha drejtori i klinikës David Burkons.

“Ata janë të nevrikosur që jemi ende këtu.”

Përveç rregullit të periudhës gjashtë-javore prej menstuacionit të fundit, ligji ndalon gjithashtu abortin nëse dëgjohet rrahje zemre te bebja, përveç rasteve kur shëndeti i nënës është në rrezik.

Një abort nuk mund të kryhet në SHBA pa kontrolluar fillimisht për rrahje zemre, thuhet në ligj.

Zhvillimet vijnë pas rastit të një vajze të mitur të përdhunuar që nuk mund të kryente abortin në Ohio pas gjashtë javë shtatzanie, e cila u detyrua ta kryente në shtetin e Indiana.

FOTO GALERI
1/3
Disa minuta më vonë ajo kthehet për të lënë një qese misterioze në derën e klinikës.

Top Channel