Fati i Ervis Martinaj, Berisha: Heshtin një muaj, të gjithë e dinë se është në kërkim biznesmeni i lojërave të fatit, por…

09/09/2022 18:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish rreth të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, zhdukjen e të cilit e lidh me lojërat e fatit.

Në një bashkëbisedim me banorët e Përrenjasit, Berisha tha se të gjithë e dinë se biznesmeni i lojërave të fatit Ervis Martinaj është i zhdukur në heshtje, por Olsi Rama ishte biznesmeni në hije.

“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.

Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit.

Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”- tha Rama nga Përrenjasi.

Top Channel