11 të vrarë e 8 të humbur nga fundosja e tragetit, teksa barkat e helikopterët e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar (fotot)

09/09/2022 15:50

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe tetë janë të humbur pas fundosjes së një trageti lokal me 82 pasagjerë të nisur nga ishulli Marajo në Brazil.

Grupe e shpëtimit kishin ardhur shpejt në vendngjarje kur anija nisi të merrte ujë, dhe shpëtuan 63 njerëz.

Por të paktën 11 kanë humbur jetën dhe tetë janë të zhdukur pas incidentit të djeshëm.

Zhytësit në rreth nëntë barka si dhe një helikopter, merrnin pjesë në kërkimet që vijuan deri në rënien e errësirës.

Autoritetet në Para hanë se barka nuk ishte e autorizuar të kryente transport ndërqytetar pasagjerësh dhe shtonin se ishte nisur nga një port ilegal.

Pamje video të filmuara nga një pasagjer tregonin momentet kur barka nisi të merrte ujë.

Në një video të dytë shihen të mbijetuarit që dalin nga uji i turbullt i lumit, duke u larguar nga barka që fundoset.

Anija fatkeqe po lundronte nga lokaliteti i Camara drejt qytezës Belem kur nisi te fundosej pranë ishullit të Cotijuba mëngjesin e djeshëm.

Anija e quajtur Santa Lourdes – i përkiste kompanisë së M. Souza Navegacao, dhe një person i arrestuar është identifikuar si Marcos de Souza Oliveira.

FOTO GALERI
1/2
Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe tetë janë të humbur pas fundosjes së një trageti lokal me 82 pasagjerë të nisur nga ishulli Marajo në Brazil.

Top Channel