Sulmi kibernetik dhe ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA: Mbështetje të fortë për Shqipërinë

08/09/2022 16:52

SHBA-ja ka pshprehur sërish mbështetje për Shqipërinë, pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe më pas ndërprerjes së marrëdhënieve me këtë shtet, përmes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama duke i shprehur atij mbështetjen.

“Kam folur sot me kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik”, shkruan ai në Twitter.

Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama duke i shprehur atij mbështetjen. SHBA u angazhua gjatë përpjekjeve për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike pas sulmit nga Irani.

Gjithashtu, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare nga Shqipëria të shtetasve afganë që kanë ikur nga Afganistani.

Ata diskutuan gjithashtu partneritetin e vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n.

Top Channel