Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të prezantohet këtë të enjte nga ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Pritet që pjesë e masave të jetë ndërprerja e ndriçimit publik pas orës 22:00 dhe vendosja e disa fashave orare.

Më herët, ministria e Energjisë ka lajmëruar për vendosjen e një tavani dhe se kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.

Kursimi i energjisë dhe përdorimi sa më eficient i saj është apeli që po bëhet vazhdimisht nga autoritetet për shkak të krizës së energjisë dhe çmimeve të larta të blerjes së saj në import. Këto të fundit kanë arritur në shifra stratosferike në bursat ndërkombëtare  në fund të gushtit duke kapërcyer 1000 euro për Mëh.

Instat raporton se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, si familjarët ashtu edhe bizneset është ulur duke shfaqur shenja kursimi.

Shqipëria ka importuar 664GWh energji vetëm tremujorin e dytë të vitit, gati dyfish më shumë se krahasuar me një vit më parë, duke pasqyruar edhe situatën e vështirë në sektorin energjetik.

Gjatë periudhës prill-qershor mungesa e reshjeve ka bërë që prodhimi vendas i energjisë elektrike në vend të ulet me gati 40%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA