Kartelet meksikane varin në urë tre trupa mes luftës së rivalitetit me dhjetra të vrarë (fotot)

08/09/2022 15:33

Trupa të copëtuar të hedhur njëri mbi tjetrin në pamje të plotë të publikut, ishin taktika më e fundit e terrorit mes bandave rivale të drogave në veri të Meksikës, teksa foto e video të rënda të skenave ishin shpërndarë në rrjetet sociale.

Mediat vendase thonin se tre trupat e gjetur kësaj jave në urë ishin mes rreth 1000 ekzekutimeve të lidhura me drogat vetëm në vitin 2022.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur vazhdimisht në rajonin Tijuana në kufi me SHBA, teksa kartelet e drogës luftojnë për kontrollin e tregut të lakmueshëm të drogave.

Vetëm në javën e parë të shtatorit janë raportuar 33 ekzekutime në rajon, sipas të dhënave të Agjencisë Vendore të Hetimit.

Akti i fundit i dhunës brutale i shfaqjes demonstrative të tre trupave u krye në autostradën Rosas Magallon Bypass, ku trupat u gjetën të hedhur njëri mbi tjetrin mëngjesin e të martës.

Policia dhe Gadra Kombëtare kishin ardhur në vendngjarje por ende asnjë arrestim nuk ishte kryer.

Më herët në qershor, 15 njerëz u gjetën të vrarë e të gjymtuar në disa zona të Tijuana brenda vetëm dy ditëve të përplasjeve mes bandave të trafikut.

FOTO GALERI
3/5
Vetëm në javën e parë të shtatorit janë raportuar 33 ekzekutime në rajon, sipas të dhënave të Agjencisë Vendore të Hetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA