I riu me ngjyrë, i qëlluar për vdekje nga policia gjatë ndjekjes në Londër, rezultonte i paarmatosur (fotot)

08/09/2022 17:46

Një hetim i kontrollit të brendshëm të policisë së Londrës deklaroi sot se 24-vjeçar i qëlluar për vdekje të martën gjatë ndjekjes nga oficerët, nuk rezultonte i armatosur siç ishte deklaruar më herët.

“Asnjë armë zjarri që nuk i përkiste policisë nuk është rekuperuar nga automjeti apo vendngjarja”, thuhej në raportin e vdekjes së të riut me ngjyrë Chris Kaba, i cili u ndoq nga oficerë të armatosur teksa drejtonte makinën e tij Audi në jug të Londrës.

Dëshmitarët thanë se makina e tij u bllokua nga automjetet e policisë dhe Kaba u qëllua nga një snajper i policisë.

Në deklaratë thuhej më tej: “Ne e kuptojmë se policët e reagimit të armatosur tentuan të ndalonin automjetin e Kaba, dhe nga njohja e numrit të targës u pa se mjeti ishte përfshirë në një incident me armë zjarri disa ditë më herët”.

Kryebashkiaku Sadiq Khan, konfirmonte faktin se Chris Kaba, ishte i paarmatosur kur u qëllua për vdekje nga policia.

Kaba ishte anëtar i grupit të ri të suksesshëm muzikor ‘67’. Familja e tij kërkojnë tashmë të hapet një hetim vrasjeje për vdekjen e të riut.

Në vitin 2019 dy anëtarë të grupit muzikor 67—Cassiel Wuta-Ofei, 27 vjeç, dhe Malki Martin, 24—u burgosën për nëntë vjet për trafikim heroine e kokaine në Londër.

FOTO GALERI
1/3
Nje 24-vjeçar i qëlluar për vdekje të martën gjatë ndjekjes nga oficerët, nuk rezultonte i armatosur

Top Channel