Gruaja nën efektin e kokainës përplas për vdekje shoferin nën efektin e metamfetaminës në Las Vegas (fotot)

08/09/2022 19:48

Një grua në Las Vegas është akuzuar për vrasjen e një shoferi të intoksikuar me metamfetaminë, teksa edhe ajo drejtonte automjetin nën influencën e kokainës dhe alkoolit.

Akuzat e ngritura ndaj 37-vjeçares Summer Butler vijnë disa muaj pas përplasjes fatale të shkurtit, shkruan rrjeti vendas KTLA . Zonja Butler akuzohet se po drejtonte me shpejtësi 120 km në orë, me një nivel alkooli përtej të lejuarës, kur bëri një kthesë të plotë 180 gradë në rrugë.

Policia tha se personi që humbi jetën në aksident po udhëtonte edhe ai me shpejtësi të lartë dhe fatkeqësisht përfundoi jashtë makinës së tij.

Gruaja është arrestuar dhe akuzuar për vrasje nga drejtimi i rrezikshëm i makinës si dhe zotërim i substancave të kontrolluara.

Ndërsa identiteti i shoferit të vrarë nuk është publikuar por policia tha se kishte nivel alkooli tre herë më të lartë se i lejuari dhe se ishte në influencën e amfetaminës.

Limiti i nivelit të alkoolit në shtetin e Nevada është .08.

Oficerët e policisë që shkuan në vendngjarje thanë se zonja Butler vepronte në mënyrë të pakontrolluar dhe kur mbërriti në spital iu dha qetësues nga mjekët. Ndërsa përmbajtja e çantës së saj u konfirmua të ishte kokainë.

Rezultatet e analizave tregonin se zonja Butler kishte në gjak kokainë, kanabioidë, dhe mbetet në paraburgim.

FOTO GALERI
2/3
Akuzat e ngritura ndaj 37-vjeçares Summer Butler vijnë disa muaj pas përplasjes fatale

Top Channel