Frytmbledhësi kinez i pishave i mbijeton fluturimit 300km në ballonin jashtë kontrolli (fotot)

08/09/2022 17:13

Një burrë ka kaluar dy ditë në ajër kur balloni me të cilin ai po vilte boçe pishash u shkëput nga lidhjet e sigurisë.

Fryt mbledhësi është gjetur gjallë pasi kaloi dy ditë në një ballon hidrogjeni që po përdorte për të mbledhur boçe pishash në lartësi, shkruanin mediat shtetërore kineze.

Burri i identifikuar vetëm me mbiemrin Hu, ishte bashkë me një koleg duke mbledhur pisha të dielën në një pyll në rajonin verilindor të Heilongjiang kur duket se humbën kontrollin e ballonit dhe nisën fluturimin e lirshëm prej më shumë se 300 km.

Personi i dytë kishte arritur të hidhej përtokë, dhe dha alarmin teksa autoritetet nisën të kërkonin ballonin e larguar dhe Hu që ishte brenda tij.

Rrjeti shtetëror CCTV tha se grupet e shpëtimit kishin arritur të kontaktonin me celular me të humburin dhe e kishin instruktuar që ngadalë të shfrynte ballonin e tij për t’u ulur pa u lënduar.

U deshën dhe një ditë që ai më në fund të ulej gradualisht në rajonin Fangzheng, pranë kufirit verior me Rusinë.

Burri ishte në shëndet të mirë përveç dhimbjes së kurrizit, që vine prej qëndrimit në këmbë gjithë kohën, shkruante rrjeti CCTV.

Autoritetet knfirmuan incidentin duke thënë se Fu ishte në të 40 ata e tij dhe se po rekuperohet në spital.

Kokrrat e pishave përdoren shpesh si ingredientë në gatimet e Kinës veriore, në rajonin e njohur më parë si Mançuria.

FOTO GALERI
3/3
Kokrrat e pishave përdoren shpesh si ingredientë në gatimet e Kinës veriore, në rajonin e njohur më parë si Mançuria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA