FOTOT/ Veliaj me Presidentin italian, Mattarella, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

FOTOT/ Veliaj me Presidentin italian, Mattarella, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti italian, Sergio Mattarella zhvilloi sot homazhe edhe te Varrezat e Dëshmorëve, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Shumë i lumtur që nderuam dhe mbajtëm homazhe sot, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në Varrezat e Dëshmorëve!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Kjo është vizita e parë e Presidentit italian Sergio Mattarella në Shqipëri.

Top Channel