“Berisha non ngrata nga SHBA e Britania”, paralajmërimi i Ballës në Kuvend: Shumë shpejt edhe nga BE

08/09/2022 13:20

Kreu i grupit socialist Taulant Balla, bëri paralajmërimin e fortë në sallën e seancave plenare, ndërsa tha se pas SHBA e Britanisë, ish kryeministri Berisha, do të shpallet non grata edhe BE.

Ndër të tjera Balla ironizoi deklaratat e opozitës, për protesta me nisjes e sesionit të ri parlamentar.

“Sa për tradhtira babëzira e gjithçka ajo që kam thënë shpesh është në turpin e këtij Kuvendi që një non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vijon të livadhisë i qetë ndërkohë që nga e gjithë ajo përbetim gjithë verën se opozita do bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj vjeshte” -u shpreh Balla.

Top Channel