Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal edhe te ligjet e propozuara nga Autoriteti i Dosjeve, duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë nismën për “despiunizimin e politikës shqiptare”.

“Një çështje që për ne është shumë e rëndësishme dhe që do të ketë vëmendje në këtë sesion është çështja e despiunizimit të politikës shqiptare.

Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit tê shtetit, një strukturë sekrete terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore të Shqipërisë demokratike, kërkon një reflektim serioz nga ky parlament. Dhe siç jeni në dijeni Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar tashmë dy projektligje që erdhën si iniciativë e Autoritet për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe kërkojmë edhe nga ana e opozitës mbështetje.

E para ka të bëjë me heqjen e një barriere artificiale si produkti i një konsensusi politik të shumë viteve më parë të verifikimit të të gjithë atyre që kanë qenë pajisur me çertifikata nga komisionet e mëparëshme. Dhe kjo duhet bërë me urgjencë në mënyrë që transparenca të jetë për të gjithë.

Ne i mirëpresim të tre propozimet e ardhura nga opozita por shpresojmë që opozita të ketë pjekurinë e duhur politike për të pranuar të negociojë me to”, tha Balla

Top Channel