Fjalën në Ministrinë e Brendshme, ku pritet të prezantohet drejtori I ri I Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama e nisi me tragjedinë e Himarës, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia, u vra në breg të detit nga skafi i një efektivi policie.
“Se kam harruar akoma ngjarjen tragjike të Himarës. Sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, por edhe pse jemi këtu në ministrinë e brendshme, kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë. Dhimbja për një jetë aq të re, rrëmbyer egërsisht më ka gërryer me ditë e me netë, edhe tani që i lexoj këto rreshta, kam një ndjenjë revolte sepse shkelësi që u kthye në vrasës nuk ishte një pushues I zakonshëm por një punonjës policie, që duhet të jetë shembull I respektit për ligjin. Ky fakt e bëri tragjedinë jo thjesht të dhimbshme, por edhe revoltuese për shkak të profilit të autorit.
Ajo tragjedi nuk ka sot asnjë ngushëllim, por është vendi të thuhet se edhe në kulmin e dhimbjes ekstreme tregoi një vetëpërmbajtje të hatashme. Përulësisht respekt për ta. Nga ana tjetër ishte një neveri e gjallë, ulëritësite profesionistë. Jo vetëm s’dua të merrem me ta, por arsyeja pse i sjell këtu është se dua ta them publikisht me keqardhje se bëra gabim që i mora me ta. I kam përgëzuar me respekt të gjithë ata djem e vajza që dolën në një protestë paqësore, edhe pse soji për të cilën fola e shkatërroi atë protestë. Nuk isha dakord me opinionin se vogëlushen e vrau shteti, por ndaj me ta dhimbjen.” -u shpreh Rama.
Rama tha se efektivi Arjan Tase nuk është fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, por theksoi se brenda uniformave blu, ka “drunj të shtrembër të cilët duhen prerë” me forcën e ligjit. Rama tha se uron që Tase të marrë dënimin më ekstrem, teksa theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po ndjek dhe heton rastet brenda Policisë së Shtetit, që nuk janë shëmbëllim i saj.
“Dua të ngre një pyetje, ai është ai individ i paudhë me skafin vrastar shëmbëlltyra e sotme e Policisë së Shtetit? Përgjigja e saj vazhdon në dy rrugë. Unë them jo. As ai që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem dhe as të tjerë individë që AMP i ndjek i heton, i ndalon brenda uniformave blu, nuk janë fytyre e shtetit. Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët brenda në policinë, që duhet prerë sa më parë në forcën e ligjit.
Përfitoj ta them që falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesionist të AMP-së nga drejtori i ri i policisë, vetëm vetëm nga janar-qershor janë dënuar me burg me vendim gjykate 29 policë dhe 23 me masë të ndalimit të detyrës. 12 nga këta janë ish-shefa komisariatesh madje edhe një drejtor. Ky është një standard i ri, i pamendueshëm deri ca vite më parë që e ka sjellë një politikë e re me policinë e shtetit.
Pagat do t’i rrisim menjëherë, sidomos për nivelin bazë, por thënë kjo, që do të thotë në thelb se pavarësisht se çfarë thuhet dhe gjithmonë do thuhet, nuk ka pasur kurrë në historinë e policisë së shteti një raport si ky që në kemi vendosur me Policinë e Shtetit. Raport respekti, besimi dhe i bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtuesve të policisë së Shtetit. Është fakt që ka drurë të shtrembër, të cilët kanë rënë në syn ë periudhën e fundit, që duhen prerë dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë. Kjo është një luftë e përditshme e jona, policia paguan kusuret e një drejtësie të kalbur dhe korruptuar që po pastrohet nga lartë poshtë. Por poshtë, është ende e mbytur nga llumi. Policia ka harxhuar kohë energji dhe ka rrezikuar jetën për t’i hedhur hekurat atyre që gjykata u ka rrahur shpatullat. AMP e pati çuar në prokurori atë për tu ndjekur penalisht, gjykata e kthen në detyrë. E pafajësoi dhe e zbardhi komplet duke e rifutur në trupën policore”- tha Rama.
Top Channel