Superjahti 50m i gjatë batohet në plazhin grek pas bllokimit në cekësirën e ishullit (fotot)

07/09/2022 15:20

Një jaht luksi i quajtur ironikisht ‘007’ është fundosur disa metra larg një plazhi në ishujt e Greqisë.

Mjeti detar që besohet se i përket një biznesmeni zvicerjan dhe lundronte me flamur britanik, ngeci në cekësirë rreth 20 metra larg bregut të gjirit Kolona në ishullin grek të Kythnos.

Me sa kuptohet sistemi GPS i barkës së luksit kishte keqfunksionuar duke e drejtuar atë shumë pranë tokës, ku më pas nisi të anohej në portin e vogël, deri sa nisi të fusë ujë duke u batuar plotësisht.

Roja bregdetare greke reagoi ndaj sinjalit të rrezikut dhe shpëtoi pesë pasagjerët në bord teksa deri të shtunën jahti ishte fundosur plotësisht.

Jahti 007 mund të presë deri në 10 pasagjerë deh pesë anëtarë ekuipazhi. Ai ka një strukturë trupore alumini dhe majë celiku.

Jahti është ndërtuar nga grupi turk me bazë në Bodrum, Aegean Yachts në vitin 2006.

Ky është jahti më i madh i ndërtuar nga grupi Aegean dhe është shitur në vitin 2012, sipas rrjetit të statistikave Superyacht Times.

Barka ka shpejtësi maksimale prej 12 nyje detare dhe pesë kabina pasagjerësh.

Një pronar barke në vendngjarje tha për agjencinë  SWNS: “Ata thanë se kapiteni kishte probleme thellësie dhe ngeci në cekësirë, duke u përpjekur të mos fundosej ai lundroi më pranë tokës”.

“Roja bregdetare kishte reaguar shpejt dhe dërgoi ndihmë gjatë natës. Ata ngritën një perimetër kundër ndotjes por nuk dukej se kishte rrjedhje apo dëme ndaj habitatit detar.

Plazi Kolona gjendet në një rrip të hollë tokësor që lidh Kythnos me mini-ishullin e Agios Loukas, që janë vendndodhje të frekuentuara nga barkat e jahtet.

FOTO GALERI
4/11
Ai ngeci në cekësirë rreth 20 metra larg bregut të gjirit Kolona në ishullin grek të Kythnos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA