Sudani akuzohet për fshehje të së vërtetës me varre masive për protestuesit e vrarë në demonstrata (fotot)

07/09/2022 17:36

Familjet kanë kërkuar testime ADN-je për të identifikuar nëse të afërmit e tyre janë mes mijëra trupave të vrarësh që gjenden ende në morgët e spitaleve.

Familjet e të zhdukurve pas tre vjet dhune politike në Sudan pritet të takohen me zyrtarët për të diskutuar sesi të varrosen rreth 3,000 trupa të paidentifikuar në morgët e vendit.

Javën e kaluar qeveria njoftoi se do të hapte varre masive pasi prokuroria e Sudanit tha se morgët janë të tejmbushur dhe se shumë trupa në kalbëzim duhet të largoheshin.

Por familjet e zemëruara dhe aktivistët thanë se autoritetet po përpiqen “të varrosin të vërtetën” duke eliminuar provat e mbetura mbi akuzat e vrasjes së protestuesve pro-demokraci nga grupe para-militare që prej kryengritjes së 2018 dhe grushtit të shtetit të 2019 që largoi nga pushteti ish-presidentin Omar al-Bashir.

Kësaj jave zyrtarët vendas do të takohen me përfaqësues të OKB dhe familjarë të të humburve për të diskutuar çështjen.

Familjeve u është thënë vazhdimisht se nuk ka trupa të pa pretenduar nga familjarët në morgë. Por në maj autoritetet mbyllën një morg në kryeqytetin Khartoum, pasi më shumë se 1,000 trupa po dekompozoheshin aty nga nxehtësia. Ata shtonin se 1,300 trupa të tjerë po mbaheshin në dy spitale të tjera të Khartoum.

Avokati i shoqatës së të humburve Kayeb el-Abbas, thotë se trupat duhet të identifikohen dhe të varrosen në vare individuale.

“Nëse arrihet të bëhet kjo, do të ishte hera e parë që Sudani varros të humburit në varre individuale me të dhënat e tyre”, tha el-Abbas, duke shtuar se identifikimi i trupave jepte informacion për shkaqet e tyre të vdekjes.

Komiteti i Doktorëve të Sudanit tha në një deklaratë: “Duke marrë parasysh shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet e grusht-shtetit dhe trajtimin e viktimave nga sistemi gjyqësor, ne e konsiderojmë si një provë të parefuzueshme për të fshehur provat e vrasjeve sistematike nga ushtria dhe shkatërrim të drejtësisë”.

FOTO GALERI
2/3
Javën e kaluar qeveria njoftoi se do të hapte varre masive pasi prokuroria e Sudanit tha se morgët janë të tejmbushur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA