Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria 07/08 09:22
Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se qeveria ka ndërmarrë vendimin ekstrem, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Duke cituar burime nga brenda qeverisë Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama të ketë deklaruar.
“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilëës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë”.
vijon …
Top Channel