Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Autoritetet franceze po përdorin Google për të zbuluar ndërtimet pa leje dhe mbledhur tatime në miliona.
Zyrat e taksave në Francë po përdorin teknikën moderne për të zbuluar personat që nuk kanë deklaruar ndërtimet pa leje. Në kuadër të projektit “Foncier innovant” firma e konsulencës Capgemini bashkëpunoi me Google për verifikimin e sipërfaqeve të ndërtuara.
Me anë të teknoligjisë satelitore që përdor Google, u bë e mundur të zbuloheshin më shumë se 20,000 pishina private të padeklaruara në nëntë rajone të vendit.
Pronarët e tyre u taksuan më pas përkatësisht dhe shuma totale e taksave të mbledhura arriti në dhjetë milionë euro, shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”.
Projekti tani po zgjerohet në të gjithë vendin. Teknika moderne mundëson krahasimin automatik të shtëpive dhe oborreve me regjistrin tatimor – dhe kontrollon nëse taksat që paguajnë pronarët për pronën përputhen me sipërfaqen dhe nëse janë bërë shtesa, zgjerime apo ndërtime pa leje si në rastin e pishinave./ Duetsche Welle
Top Channel