Vdes gruaja në Gjirokastër, dyshohet se ka rënë nga hapësira mes dy pallateve
06/09/2022 12:50
Një 61-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të martë në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.
Gruaja, e identifikuar si Aksinja Lulo, është rrëzuar nga hapësira mes dy pallateve. Banorët e pallatit kanë qenë ata që kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia dhe gruaja ka rënë aksidentalisht në tokë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel