Shtyu gruan në vetëvrasje! Arrestohet bashkëshorti në Kamzë, e fshehu krimin si “vdekje natyrale”

06/09/2022 15:00

Më shumë se 30 vite dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, e shtynë një 55-vjeçare në Kamzë, nënë të 5 fëmijëve t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Konfliktet mes tyre nuk kishin shkuar asnjëherë në komisariat. 55-vjeçarja Shahe Lika dyshohet se rreth orës 15:00 të datës 4 shtator i ka dhënë fund jetës. Bashkëshorti, pasi e ka gjetur pa jetë, e ka futur në banesë në dhomën e gjumit. Ai ka lajmëruar të afërmit duke e prezantuar ngjarjen si një vdekje natyrale.

Pak para se të përfundonte ceremonia mortore më datën 5 shtator vëllezërit dhe e bija e viktimës kanë konstatuar në qafën e gruas shenja që u ngjallën dyshime se s’kishim të bënim me një vdekje aksidentale.

Ata kanë denoncuar në polici e cila pas vendimeve hetimore ka arrestuar 56-vjeçarin për veprën penale “Shkaktim i Vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Të afërmit kanë dëshmuar se 56 vjeçari Shefqet Lika ishte i alkolizuar dhe dhunonte bashkëshorten për arsye xhelozie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA