Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është shtyrë me gjashtë muaj.

Në mbledhjen e kësaj të marte, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizmin e Reformës Zgjedhore njoftoi vendimin për shtyrjen me gjashtë muaj të punimeve, një periudhë e mjaftueshme sipas tij për të realizuar objektivat e Komisionit.

“Është një periudhë e nevojshme dhe e mjaftueshme për të realizuar objektivat që i kemi vënë vetes. Mendoj se është e arsyeshme”.

“Në vendimin të Kuvendit nr. 12/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes së tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022, pika IX, fjalia e parë ndryshohet si vijon: Komisioni i Posaçëm e ushtron veprimtarinë e tij deri në datën 10 mars 2023”, thuhet në projekt vendimin që do t’i dërgohet Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni u dakordësua edhe për përcaktimin e ekspertëve:

Viktor Gumi, ekspert teknik me propozim të PS-së, Shila Ballhysa, Eridian Salianji, Eris Cela, ekspertë politik PS ndërsa si propozim i PD-së, eksperti teknik Indrit Sefa.

Opozita: Silva Caka, Arjan Madhi dhe Shkëlqim Sulo.

Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj, me reformën zgjedhore synon zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të reformës së shkuar miratuar me votat e opozitës zëvendësuese.

Si reforma territoriale ashtu edhe ajo zgjedhore, janë korrigjime që Alibeaj me të mbështetësit e tij duan t’i bëjnë bojkotit ndërmarrë nga Lulzim Basha atëherë kryetar partie kur u miratuan këto dy reforma.

Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi punën në qershor të këtij viti dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA