Ndonëse u deklarua se do të bashkëpunojë me Sali Berishën, hapin për nisjen e protestave Ilir Meta duket se e ka marrë i vetëm.

Në konferencën për mediat, mbajtur sot në mesditë, Meta njoftoi mbajtjen e protestës së parë ditën e martë, më 13 shtator në inceneratorin e Tiranës.

Lidhur me vendin e zgjedhur për të protestuar Meta argumentoi se është një cështje e ndjekur dhe e denoncuar prej kohësh nga LSI në fillim e më pas nga Partia e Lirisë, emër të cilin zgjodhi t’I vendosë partisë pasi la Presidencën.

Pyetur nëse do të jetë PD e Berishës në protestën e organizuar prej forcës politike që ai drejton Meta iu përgjigj duke thënë se

“I konsiderojmë këto protesta si protesta të qytetarëve, këtë rast kemi marrë iniciativë se jemi marrë me inceneratorët për një kohë të gjatë. Të gjithë janë të mirëpritur, por në radhë të parë si qytetarë sepse janë taksat e tyre që merren e vidhen.” -u shpreh Meta.

Top Channel