Dy ditë pas largimit të Budanov, në Shqipëri ka hyrë një tjetër shtetas i dyshimtë për strukturat ligjzbatuese.

Fjala është për Vladimir Cherkasov i cili është futur në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit me një mjet tip kamper. Atij i është gjetur një dron për të cilin deklaroi para oficerëve se e ka për turizëm në bregdetin shqiptar. Me kërkesë të policisë kufitare, Cherkasov u detyrua ta kthejë dronin pas duke e dorëzuar te policia malazeze.

Pas disa ditësh në Shqipëri, u largua por çuditërisht, u rikthye. Në 17 Maj 2021 Cherkasov ka hyrë sërish në Shqipëri dhe motivacioni ishte përherë I njëjtë: për turizëm. Ai kaloi disa orë dhe referuar sistemit TIMS la Shqipërinë brenda ditës.

Ajo që bën përshtypje në rrugëtimin e Cherkasov nëpër Shqipëri është lëvizja pranë zonës së dislokimit të ushtarëve në Vlorë, pjesë e stërvitjes së NATO-s. Lëvizjet tërhoqën vëmendje pasi para oficerëve në pikën kufitare kishte deklaruar se vinte për turizëm në Durrës dhe jo në Vlorë. Pra, ai shfaqej në zonën kryesore të dislokimit dhe stërvitjes së trupave detarë.

“Unë do thoja më shumë interesat tona nuk mbrohen duke mbrojtur invididë të rëndomtë që fotografojnë, se më kujtohet që në kohën pas luftës dytë te shërbimet një foto bënte namin për bazat, ata i shohin me satelitë”, u shpreh Vladimir Beja, ish komandant i flotës detare.

Top Channel