“Duhet të jetë një shaka” Antony akuzon kompaninë për ndërmjetësimin e transferimit te United

06/09/2022 16:24

Transferimi i Antony nga Ajax te Manchester United në orët e fundit të merkatos ishte një nga lëvizjet më të bujshme të Djajve të Kuq.

Anglezët i ishin vënë pas brazilianit prej shumë kohësh, megjithatë ia dolën të bindnin holandezët vetëm në fund falë një oferte prej 85.5 milionë paund ndërsa 22-vjeçarit i ofruan një kontratë pesëvjeçare.

Tashmë që Antony ka veshur fanellën e United, madje debutoi edhe me gol në sfidën ndaj Arsenal, në publik është shfaqur një kompani e cila pretendon se ka luajtur një rol thelbësor në transferimin e sulmuesit në Old Trafford. Forza Sports Group me pronar Revien Kanhai pretendon se falë ndërhyrjes së tyre, sot Antony është një lojtar i United dhe sipas kushteve në kontratë, atyre iu takojnë 20 milionë euro. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga vetë Antony që hedh poshtë pretendimet e Forza Sports Group ndërsa thekson qartë se ata nuk kanë pasur asnjë rol në negociatat mes tij, Ajax dhe United.

“Kjo duhet të jetë ndonjë lojë… Pas një punë shumë të madhe nga familja dhe ekipi im, një person i panjohur kërkon të marrë kredite për kalimin tim tek United. Ju kërkoj me shumë mirësjellje të hiqni emrin tim nga publikimet tuaja pasi nuk keni pasur asnjë lidhje me transferimin tim, me negociatat mes dy klubeve apo edhe me kontratën që kam nënshkruar për Manchester United”, thuhej në reagimin e Antony në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA