A mundet që toka të jetë e gjallë apo të ketë një mendje të sajën? Kjo është pyetja që ngrejnë një grup studiuesish në eksperimentin e tyre të fundit, megjithse mund të duket mahnitëse apo dhe e pabesueshme për t’u besuar.
Studimi është publikuar në një edicion të revistës ‘International Journal of Astrobiology’ teksa analizon konceptin e “inteligjencës planetare,” që i referohet me sa duket një sensi konjicioni i trupit planetar.
Ata besojnë se kjo ide mund të na ndihmojë në trajtimin e sfidave globale dhe ndoshta në kërkimin e jetëve jashtë tokësore.
Dhe në fakt pyetjes a është toka një qenie inteligjente? ata i përgjigjen ‘po’.
Duke përmendur provat se rrjetet nëntokësore të sistemeve kërpudhore mund të komunikojnë mes tyre, studiuesit argumentojnë se sistemet e mëdha të jetës krijojnë një inteligjencë të madhe të panjohur, që ndikon në mënyra drastike në të gjithë planetin.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se njeriu është specia kryesore që shkakton ndryshime në planet me anë të ndotjes dhe aktivitetit të tij.
“Ne nuk kemi ende aftësinë për të reaguar sipas interesave më të mira të planetit,” thotë Adam Frank, profesor fizike në universitetin britanik të Rochester, bashkëautor i studimit.
Por kritikët thonë se kjo shkollë e inteligjencës planetare mund të sjellë shpejt intepretime radikale.
Nëse ekziston një trup kolektiv njohurie, i cili prodhohet përgjatë masës së kohës e hapësirës dhe kalon nga një specie e tjetra e planetit, atëherë koncepti i funksionimit të planetit në mënyrë të vetë-mjaftueshme do te ishte shumë më i vërtetë, sipas tyre.
Top Channel