35 të vrarë nga sulmi mbi karvanin e furnizimeve në Burkina Faso (fotot)

06/09/2022 17:12

Guvernatori i rajonit relativisht të qetë të Sahel në veri të Burkina Faso, tha se karvani kryesuar nga disa automjete ushtarake u godit dje nga një mjet eksploziv i improvizuar.

Të paktën 35 civilë u vranë dhe 37 u plagosën nga sulmi i rëndë në territorin e militantëve xhihadistë, shkruan britanikja The Guardian, duke cituar autoritetet.

Shteti afrikan i rrethuar nga toka është në mesin e një konflikti militant disa vjeçar që ka marrë deri tani reth 2000 jetë dhe ka detyruar më shumë se 1.5 milionë të largohen nga vendbanimet e tyre.

Incidenti i djeshëm ndodhi teksa karvanet e furnizimit të shoqëruar nga ushtria po kalonin në një rrugë të qetë mes qyteteve Bourzanga e Djibo, thuhej në deklaratën e guvernatorit të Sahel, Rodolphe Sorgo.

Autoritetet shtonin se një prej automjeteve të mbanin civilë u godit nga shpërthimi i mjetit eksploziv.

“Shoqëruesit siguruan më pas perimetrin për të ndihmuar viktimat e bombës”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se karvani ishte nisur nga veriu dhe shkonte drejt kryeqytetit të Burkina Faso, Ouagadougou.

Një burim tha për rrjetin AFP se karvani përbëhej nga “civilë, shoferë e tregtarë”.

Sipas një rezidenti të Djibo, “dhjetra automjete, kamionë e autobusë të transportit publik u goditën”.

Shumica e konflikteve mes militatëve xhihadistë e autoriteteve është përqendruar veri e në lindje të vendit.

Qeveria e vendit ka më shumë se 40% të territorit jashtë kontrolli. Junta ushtarake që ka ardhur në pushtet në janar e ka shpallur prioritet luftën kundër militantëve.

Qeveria thotë se ka intensifikuar “veprimet ofensive” nga ushtria dhe njëkohësisht ka nisur dialog me grupet e armatosura me anë të liderëve lokalë e fetarë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA