Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shqipërisë 15% e meshkujve në moshë të rritur, ankohen për problem të impotencës.
Mjekët andrologë thonë se impotenca e mashkullit është problem real, por i shërueshëm.
Dr, Evin Dani – Mjek Androlog:
“Një problem i cili më parë ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u diskutuar, për të kërkuar ndihmë, tashmë ne kurojmë persona me impotencë apo disfunksion erektil në mosha të mëdhaja. Impotenca seksuale nuk është gjë tjetër veçse një sëmundje si gjithë të tjerat.
Përsa i përket impotencës, ne kryejmë 10-12 vizita në një ditë të vetme.
Moshat që ankohen për impotencë janë nga 18 vjeç deri në 80 vjeç. 7-10% të rasteve janë të moshës së re, por duke i krahasuar me statistikat e vendeve europiane janë pak a shumë të njëjta.
Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të impotencës.
Përdorimi i Hashashit dhe drograve të tjera të forta është një arsye tjetër për disfunksion erektil. Shumë meshkuj mendojnë se pirja e hashashit apo drogave të forta do t’i bëjë më të aftë nga ana seksuale, por në fakt ndodh e kundërta. Shumë nga ata vijnë dhe ankohen për impotencë.
Jeta me stress dhe konsumimi i alkolit shkaktojnë gjithashtu pamundësi për të performuar akt seksual cilësor.
Me përvojën tonë ne pothuajse 100% të rasteve arrijmë t’i kurojmë. Mjekimi që japim, bën që mashkulli të ketë ereksion të mirë, një aktivitet seksual cilësor, dhe personi ta kalojë atë rreth vicioz ku u fut.
Vetë si sëmundje Covidi dëmton enët e vogla të gjakut, kryesisht të pulmoneve. Ky virus duke vepruar shpeshherë edhe në enët e vogla të gjakut të penisit, shkakton mosmbushjen e tij mjaftueshëm më gjak dhe si pasojë mungesën e erektionit”.
Top Channel