“Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti.”- kështu u shpreh në fjalën tij në celje të sesionit të ri parlamentar, Enkeljed Alibeaj të cilin Kuvendi e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD.

Kritik me punimet e maxhorancës në Kuvend deri më tani, Alibeaj u shpreh se e udhës është të thuhet punë e mbarë, “por çfarë pune të mbarë t’i kërkosh këtij parlamenti, për ligjet e kaluara me shpejtësi, apo për ligjet e kaluara me porosi”.

“Dy fjalë nga kjo foltore. E udhës është të thuhet punë e mbarë, por çfarë pune të mbarë t’i kërkosh këtij parlamenti, për ligjet e kaluara me shpejtësi, apo për ligjet e kaluara me porosi.

Punë e mbarë për bllokimin e fjalës së opozitës. Punë e mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Nuk besoj se do ketë një punë të mbarë të këtij Parlamenti as në këtë sesion.

Ky parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura, ndaj s’mund të ketë një sjellje të mirë ndaj halleve të shqiptarëve dhe ndaj opozitës. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti.”- theksoi Alibeaj.

Top Channel