20/11 08:53
Arsenal tentoi që të rikthejë sërish Ferram Torres në Premier League ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.
“The Gunners” mësohet se ofruan 30 milionë euro për të marrë sulmuesin 22-vjeçar nga Barcelona.
Megjithatë Xavi e pëlqen spanjollin dhe nuk dëshironte kurrsesi ta humbiste, pasi e mori në janar të këtij viti.
Sipas SuperSport më parë Torres ka qenë pjesë e Manchester City-t në Premier League dhe pasi e pa që nuk kishte hapësira për të te kampionët në fuqi të Anglisë, zgjodhi të rikthehej në Spanjë.
Top Channel