Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo duhet të bashkëpunojnë përgjatë sezonit, teksa portugezi nuk mundi të largohej nga Old Trafford.

“Unë do të jem shoku i Cristiano Ronaldos, e ndonjëherë edhe mësuesi i tij. Kjo do të varet nga situata në të cilën do të gjendemi. Siç e dimë, ai nuk ishte në përgatitjet para sezonit dhe nuk duhet askush ta humbasë stërvitjen para sezonit. Dhe, mbetet për t’u kuptuar gjendja fizike e Ronaldos, pastaj janë edhe mekanizmat e skuadrës në varësi të ndeshjes dhe rezultatit”, u shpreh Ten Hag.

SuperSport shkruan se në pesë ndeshje të këtij sezoni, Ronaldo ka startuar në vetëm një rast titullar ndërsa në sfidat e tjera, Ten Hag i ka rezervuar gjithnjë një minutazh të limituar duke e aktivizuar nga stoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA