21/12 18:48
Partizani vazhdon të grumbullojë pikë, ndërsa në të tretën javë radhazi të Kategorisë Superiore ka marrë vetëm fitore, duke kryesuar e vetme renditjen.
Pas raundit të tretë Bylis renditet në vend të 5 me 4 pikë, teksa Partizani mban kreun me 9 pikë.
Egnatia ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore, ndërsa ka fituar në transfertën e Laçit me rezultatin 0-1. Ekipi i Rrogozhinës ka mundur që të gjejë golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 46’ me Delarge.
Pas javës së tretë të Superiores Laçi renditet në vend të 8 me 3 pikë, ndërsa Egnatia në vend të 7 po me 3 pikë.
Top Channel