Mbrojtësi pranë rinovimit me Chelsean, një gol i shënuar këtë sezon

04/09/2022 13:31

Chelsea arriti të triumfojë në shtëpi në një përballje të vështirë me West Ham. “Blutë e Londrës” u rikthyen te fitorja, pasi humbjes përballë Southampton teksa të besuarit e Thomas Tuchel, triumfuan me rezultatin 2-1, ndërsa që në minutën e 60-të të sfidës u aktivizua dhe lojtari i kombëtares shqiptare Armando Broja.

20-vjeçari ishte vendimtar në ideimin e aksionit në golin e fitores. Drejtuesit e klubit londinez, pasi mbylljes së merkatos verore, tani janë fokusuar në rinovimin e kontratave. Pas zgjatjes së kontratës së Brojës deri në vitin 2028, negociatat kanë nisur edhe për Reece James. Sipas raportimeve nga mediat angleze, cdo gjë po shkon drejt fazës finale dhe 22-vjecari do të firmos kontratën e re deri në vitin 2028 me “Blutë e Londrës”

James është një produkt i akademisë së Chelseat. Në vitin 2017 Anglezi ka qenë pjesë e Chelseat U23, ndërsa më pas ai ka luajtur si i huazuar për një sezon në Championship. Mbrojtësi u rikthye përsëri te londinezët dhe që prej vitit 2019, ai ka qenë pjesë e rëndësishmë e ekipit. Në sezonin e fundit anglezi luajti 26 ndeshje dhe shënoi pesë gola dhe nëntë asist.

Ndërsa në sezonin e ri që ka nisur James ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e organikës së trajnerit Tuchel, pasi deri më tani, pesë ndeshje anglezi i ka luajtur si titullar. James në gjashtë javët e para të Premier League, ka shënuar vetëm një gol, në derbin e Londrës përballë Tottenham, e cila përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA